Përdorimi i kompjuterve në kompani
Reviewed by Albana Ajeti
on
5:28 AM
Rating: 5
5:28 AM

Përdorimi i kompjuterve në kompani
Programerët e kompanive të mëdha duke i pasur parasysh kërkesat e përdoruesve mundohen që pajisjen kompjuterike ta bëjnë sa më të mençur. Shembuj të softuerëve të ndryshëm tregojnë qartë punën e e tyre. Sot aftësi e një web faqeje për ta mbajtur sa më shumë pranë saj përdoruesin, duket të jetë njësia matëse e cilësisë së saj. Aplikacionet e mençura që i japin mundësi njeriut të komunikojë me këdo në botë, gjenerimi i pamjeve satelitore të vendeve që kemi ëndërruar t’i shohim, mundësia e komunikimit me makina të mençura (bots), qasja e mijëra informatave brenda disa sekondave, ruajtja e dokumenteve personale në distanca shumë të largëta (në serverë të ndryshëm), mundësia e blerjes së pajisjeve të ndryshme online, dëgjimi online i ligjëratave të profesorëve të njohur etj., etj., e kanë edukuar njeriun në atë mënyrë saqë ai prej kompjuterit të kërkojë edhe gjëra që tani për tani duken të paarritshme.
0 comments:
Post a Comment